BotaLajme

OKB-ja: Mbi 1 milion persona në botë rrezikojnë të vuajnë nga uria

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka paralajmëruar për krizën ushqimore, e cila prek shumë rajone të botës në zhvillim. Afro 1 milion njerëz në mbarë botën janë të rrezikuar nga uria dhe janë në rrezik të vdekjes në muajt e ardhshëm nëse nuk marrin ndihmë humanitare, një numër rekord kryesisht për shkak të thatësirës në Bririn e Afrikës, ka paralajmëruar OKB-ja.

Këto vlerësime janë publikuar në një raport ditën e djeshme nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së (FAO) dhe Programi Botëror i Ushqimit (WFP). Raporti paraqet situatën e 19 vendeve që konsiderohen si “pikat e nxehta” në të gjithë botën dhe gjashtë prej të cilave janë vënë në “gatishmërinë më të lartë” nga OKB-ja: Afganistani, Etiopia, Nigeria, Sudani i Jugut, Somalia dhe Jemeni.

Në këto gjashtë vende, 970 000 njerëz pritet të plotësojnë kriteret për fazën e “katastrofës”, niveli më i lartë (5) në renditjen e pasigurisë ushqimore, deri në janar 2023. Kjo do të thotë se “uria dhe vdekja janë një realitet i përditshëm” dhe se kjo është një situatë në të cilën “mund të regjistrohen shkallë ekstreme të vdekshmërisë dhe kequshqyerjes nëse nuk merren masa të menjëhershme”.

Ky numër është dhjetë herë më i lartë se gjashtë vite më parë për shkak të ndikimit të konfliktit, ndryshimeve klimatike dhe paqëndrueshmërisë ekonomike të përkeqësuar nga pandemia Covid-19 dhe ndikimi i krizës në Ukrainë.

Show More

Related Articles

Back to top button