Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky falënderoi Turqinë dhe Arabinë Saudite për rolet e tyre përkatëse në shkëmbimin e të burgosurve të luftës.
Duke përmendur fillimisht 215 ushtarët ukrainas “të kthyer nga robëria ruse”, Zelensky tha se vlerëson kontributin e të gjithëve të përfshirë në shpëtimin e mbrojtësve. Ai përmendi konkretisht presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për udhëheqjen e këtij procesi.
“Pesë komandantët e liruar të punimeve të hekurit dhe çelikut Azovstal të Mariupolit do të qëndrojnë në kushte komode në Turqi deri në fund të luftës dhe do të jenë në gjendje të shohin familjet e tyre”, shpjegon ai.
Nga shtetasit britanikë, amerikanë, marokenë, suedezë dhe kroatë të liruar, Zelensky theksoi: “Gjithashtu, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën ndaj vendit tonë, Ukraina çliroi nga robëria ruse pesë shtetas të Britanisë së Madhe, dy shtetas të SHBA-së, shtetas të Marokut, Suedisë dhe Kroacisë. Faleminderit për mbështetjen tuaj Arabia Saudite”.
“Ne kujtojmë të gjithë ata që janë në robëri ruse dhe do të bëjmë gjithçka për shpëtimin e tyre”, shtoi Zelensky./21Media