BotaLajme

Kadyrov: Thirrja për mobilizim nuk do të zbatohet në Çeçeni

Megjithëse presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që urdhëron mobilizimin e pjesshëm ushtarak në Rusi, udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov ka thënë se një urdhër i tillë në Republikën Çeçene nuk do të zbatohet, shkruan BBC.

Gjatë një paraqitje në televizionin çeçen, Kadryovi shpjegoi se Çeçenia tashmë ka rekrutuar një numër të madh ushtarësh për luftën në Ukrainë, rreth 20 mijë.

“Çeçenia e përfundoi planin për mobilizim. Ne e përpunuam këtë mekanizëm që në fillim, edhe para shpalljes së mobilizimit të pjesshëm. Përveç kësaj, republika ka një rezervë prej një mijë vullnetarësh, të cilët, nëse është e nevojshme, do të bashkohen në Ukrainë”, ka thënë Kadyrov.

Pasi Putini shpalli mobilizimin e pjesshëm, rreth 50 gra u mblodhën në qytetin çeçen të Groznit dhe protestuan kundër këtij vendimi. Edhe pse policia arrestoi disa gra, Kadyrov shtoi se nuk kishte nevojë për protesta në Çeçeni.

“I bëj thirrje popullatës së Republikës së Çeçenisë, veçanërisht nënave tona të dashura dhe të respektuara, të qëndrojnë të qeta. Të gjithë duhet të kenë një qëndrim të qartë civil dhe të mos jenë naivë. Sa për ata që kritikojnë, ata thonë se janë patriotë dhe u larguan nga Rusia. Pas vendimit për mobilizim, një llum i tillë frikacakësh duhet të mbyllet përgjithmonë”, përfundoi Kadyrov.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi vendimin për mobilizim të pjesshëm më 21 shtator.

Show More

Related Articles

Back to top button