BotaLajme

Gjashtë të vdekur nga përplasja e autobusit në Meksikë

Së paku gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë u plagosën kur një autobus që transportonte emigrantë në Meksikë u rrokullis në një argjinaturë.

Autobusi po transportonte familjet e emigrantëve kur u përmbys në San Luis Potosí në veri të Meksikës, raportoi TV Azteca.

Raportohet se midis viktimave ka shtetas të Hondurasit, El Salvadorit dhe Kubës.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe autoritetet kanë nisur hetimet për aksidentin.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk