BotaLajme

Sulm me armë në një shkollë në Rusi, gjashtë persona të vrarë

Të paktën gjashtë persona u vranë e dhjetëra u plagosën pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë në Rusi, raportoi BBC-ja të hënën.

Sulmi ndodhi në qytetin Izhevsk, ku sulmuesi dyshohet se më pas vrau edhe veten.

“Shkolla ku ndodhi sulmi ka rreth 100 nxënës e 80 mësimdhënës”, raportoi BBC-ja, derisa ende nuk janë dhënë detaje shtesë.

Izhevsku gjendet në perëndim të Rusisë dhe numëron rreth 630 mijë banorë.

Show More

Related Articles

Back to top button