BotaLajme

Rusia pranon t’i lëshojë anijet me ushqim nga portet ukrainase vetëm nëse i hiqen sanksionet

Një zyrtar i lartë i qeverisë ruse ka thënë të mërkurën se Kremlini do të lejonte anijet që transportojnë ushqim të largohen nga portet e Ukrainës në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Portet e Ukrainës në Detin e Zi janë bllokuar që nga nisja e pushtimit rus më 24 shkurt, duke lënë miliona tonë drithëra të bllokuara në Ukrainë, raportoi Reuters.

Ky bllokim po shkakton krizë të ushqimit të botë pasi Ukraina ka 12% të eksporteve të grurit në botë.

“Kemi thënë vazhdimisht se një zgjidhje për problemin e ushqimit kërkon qasje gjithëpërfshirëse, përfshirë heqjen e sanksioneve të vendosura në eksportet dhe transaksionet financiare ruse”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko.

Marina e Rusisë ka ndërprerë tregtinë në portet e Ukrainës dhe aktualisht kontrollon të gjithë trafikun në veri të Detit të Zi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi më 21 maj për krizë globale të ushqimit nëse vendi i tij nuk nis dërgesat me drithëra jashtë porteve.

Show More

Related Articles

Back to top button