BotaLajme

Dita e 10-të e protestave në Iran, autoritetet: Nuk do të tregojmë mëshirë

Sot janë shënuar dita e 10-të e protestave në Iran për vrasjen e Mahsa Amini, ku numri i të vdekurve ka arritur në 41 dhe kreu i gjyqësorit, Golamhossein Mohseni Ezei, ka kërcënuar se nuk do të tregojë mëshirë ndaj protestuesve.

Ezei këmbënguli “në nevojën që forcat e sigurisë të veprojnë pa asnjë mëshirë” kundër nxitësve të trazirave. Presidenti iranian Ebrahim Raisi kishte kërkuar më parë nga forcat e sigurisë që të reagojnë “me vendosmëri kundër atyre që dëmtojnë sigurinë dhe paqen e vendit dhe popullit”.

Protestat nisën më 16 shtator, ditën kur vdiq Mahsha Amini, pasi ajo u arrestua më 13 shtator në Teheran për “veshje të papërshtatshme”. Sipas njoftimeve të mediave dhe aktivistëve, gjatë këtyre demonstratave kanë shpërthyer përplasjet me forcat e sigurisë.

Prej disa ditësh, videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë skena dhune në Teheran dhe qytete të tjera të mëdha, si Tabriz. Në disa prej tyre shihen forcat e sigurisë duke qëlluar ndaj protestuesve.

Këto protesta janë më të përhapurat që kanë shpërthyer në Iran që në  dhjetor 2019, kur turma njerëzish dolën në rrugët e rreth 100 qyteteve për të protestuar kundër rritjes së çmimit të benzinës.

Protestat u shtypën me dhunë, me Amnesty International duke përmendur më shumë se 300 të vdekur, megjithëse autoritetet iraniane kishin njoftuar vdekjen e 230 personave.

Autoritetet mohojnë çdo përgjegjësi për vdekjen e 22-vjeçares Amini, i cili ishte me origjinë nga Kurdistani. Por që atëherë, iranianët e zemëruar kanë dalë çdo natë në rrugët e qyteteve për të protestuar.

Ditën e djeshme, Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian akuzoi përsëri SHBA-në për “ndërhyrje në punët e brendshme të Iranit  dhe mbështetje të trazirave në një mënyrë provokuese”.

Që nga fillimi i protestave, më shumë se 700 persona janë arrestuar në vetëm një provincë në veri të Iranit,

/abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button