Tajfuni Noru i ka goditur Filipinet veriore të hënën, duke vrarë pesë punonjës shpëtimi si dhe duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Autoritetet e atjeshme janë detyruar t’i pezullojnë te gjitha aktivitetet, shkruan Euroneës.
Tajfuni më i fortë që ka goditur vendin këtë vit ka goditur qytetin e Burdeos, provincën Quezon, ku më shumë se 17,000 njerëz janë zhvendosur në strehimoret e urgjencës.