BotaLajme

Reagimi i europianëve pas fitores së Melonit në Itali: Një katastrofë

Qeveria polake ka mirëpritur lajmin për fitoren e Giorgia Meloni, e cila ka marrë shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme italiane. Kryeministri Mateusz Morawiecki shkroi në Twitter urimet e tij për Melonin menjëherë pasi u publikuan exit poll-et, shkruan BBC.

“E djathta fiton zgjedhjet në Itali! Anomalia në BE po merr fund. Sundimit të manipuluesve dhe të çmendurve në Komisionin Europian dalëngadalë po i vjen fundi”.

Polonia ishte një nga të parat, nëse jo e para, që mirëpriti zgjedhjen e një qeverie të ekstremit të djathtë në Itali. Por ndërsa kryeministri polak Mateusz Morawiecki uroi Giorgia Meloni për “fitoren e saj të madhe”, reagimi i Francës dhe Spanjës ka qenë më pak entuziast.

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne tha se Bashkimi Europian do të ndjekë nga afër respektimin e disa të drejtave dhe vlerave të njeriut, siç është qasja e grave në abort.

“Është një vlerë e të drejtave të njeriut dhe respekti i të tjerëve, përkatësisht e drejta për të pasur akses në abort, duhet të respektohet nga të gjithë”, tha Borne, ndërsa shtoi se nuk dëshiron të komentojë mbi “zgjedhjen demokratike të popullit italian”.

Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares tha se rezultati do të përfundonte në  një “katastrofë”.

“Këto janë kohë të pasigurta dhe në kohë si kjo, lëvizjet populiste gjithmonë  po rriten, por gjithmonë përfundon në të njëjtën mënyrë – në katastrofë sepse ato ofrojnë përgjigje të thjeshta afatshkurtra për problemet që janë shumë komplekse,” u tha ai gazetarëve në një konferencë.

/abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button