Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare Jusuf Kardavi, një nga dijetarët fetarë më me ndikim të botës myslimane. Al-Kardavi, një egjiptian me bazë në Katar, ishte kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë dhe gjithashtu një udhëheqës shpirtëror i Vëllazërisë Myslimane, raporton Al Jazeera.
Udhëheqësi fetar ka jetuar një kohë të gjatë në mërgim, kryesisht në Katar, përpara revolucionit të vitit 2011 që përmbysi ish-presidentin Hosni Mubarak. Al-Kardavi ishte gjykuar dhe dënuar me vdekje në mungesë në Egjipt.
Qaradawi ka botuar më shumë se 120 libra, duke përfshirë Harami dhe Hallali në Islam dhe Islami: Qytetërimi i Ardhshëm. Ai gjithashtu ka marrë shumë çmime ndërkombëtare për kontributin e tij në studimet islame dhe konsiderohet si një nga dijetarët islamë më me ndikim të kohëve moderne.
Kardavi është i njohur për programin e tij ا”Sheriati dhe Jeta” i transmetuar në televizionin Al Jazeera, i cili ka një audiencë të vlerësuar prej 40-60 milionë në mbarë botën.
Ai ishte gjithashtu i njohur për IslamOnline, një faqe interneti që ai ndihmoi në themelimin e tij në vitin 1997 dhe për të cilën shërbeu si dijetar kryesor fetar.