BotaLajme

Britania zbut politikat për emigrantët ilegal

Britania zbut politikat për emigrantët që hyjnë ilegalisht në vendin ishullor. Nga kjo politike lehtësuese duket se edhe emigrantet shqiptarë po përfitojnë. Zyra për Punët e Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar pranojnë se nuk ka të drejtë të përshpejtojë dëbimin e azilkërkuesve shqiptarë pas mbërritjes së tyre në Britaninë e Madhe, një ndryshim ky i papritur në politikën britanike për emigrantët.

Priti Patel, ish-ministri i Brendshëm, nënshkroi një marrëveshje me qeverinë shqiptare në Gusht për kthimin e atyre që mbërrijnë ilegalisht. Ajo pretendoi se Mbretëria e Bashkuar mund të kthente shpejt azilkërkuesit që mbërritën në Britani për arsye të rreme.

Por departamenti ligjor i qeverisë sipas The Gurdian ka konfirmuar se skema nuk do të zbatohet për shqiptarët që kërkojnë azil. Avokatet e organizatave për refugjateve në një letër ligjore drejtuar Home Ofice u konfirmua se shumica dërrmuese e shqiptarëve që kërkojnë leje për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të preken nga marrëveshja.

Clare Moseley, themeluesja e Care4Calais, ka deklaruar se qeveria britanike donte t’iu mohonte njerëzve nga Shqipëria të drejtën e tyre për një gjykim të drejtë për kërkesat për azil të bëra në Britani.

“Sugjerimi ishte se kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët janë të rreme. Në fakt, shifrat e fundit tregojnë se 53% e kërkesave shqiptare për azil pranohen nga zyra e Punëve të Brendshme, duke treguar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar”, ka bërë të ditur Moseley.

Letra konfirmoi gjithashtu se ata shqiptarët që mbërrijnë në Britani me anije nuk mund të trajtohen si emigrantë të paligjshëm. Mbi 1000 shqiptarë, duke përfshirë disa që kaluan Kanalin e La Manshit ilegalisht për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar janë depërtuar në Shqipëri që nga nënshkrimi i marrëveshjes mes dy vendeve.

Ndërkaq kryeministrja britanike Liz Truss po planifikon të heqë kufirin për punëtorët bujqësorë dhe të ndryshojë listën e profesioneve me mungesë deri në vitin 2025. Britania ka 2 milionë vende pune bosh të reklamuara muajin e kaluar, ku sektori i kujdesit social ka nevojë për 105 mijë punonjës socialë, 40 mijë vende bosh për infermiere dhe 100 mijë për shoferë maunesh.

Klan News

Show More

Related Articles

Back to top button