BotaLajme

Britania e Madhe paketë investimesh 100 mln Dollarë për Ballkanin

Ministrja e Jashtme Lizz Truss premtoi investime në energji dhe infrastrukturë për vendet e Ballkanit Perëndimor

Gjatë vizitës së saj në Bosnje-Hercegovinë ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe Lizz Truss ka njoftuar një paketë të madhe investimesh për Ballkanin Perëndimor në energji dhe infrastrukturë.

“Mbretëria e Bashkuar po shpall një paketë të re investimesh në Ballkanin Perëndimor. Kjo ka të bëjë me ofrimin e investimeve të ndershme dhe të besueshëme në industri të tilla si energji dhe infrastrukturë, si një alternativë ndaj investimeve të lidhura me vendet me qëllime keqdashëse. Ne synojmë të ofrojmë 100 milionë Dollarë për investime në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2025 të mbështetura nga Britania e Madhe”.

Truss ka rikonfirmuar përkushtimin e Londrës për paqen dhe stabilitetin në Bosnje-Hercegovinë mes frikës në rritje të ndikimit rus në vendin ballkanik të ndarë etnikisht.

“Masakra e Srebrenicës dhe rrethimi i Sarajevës ishin vetëm dy nga mizoritë që na lanë të tmerruar. Ne thamë që nuk do ta lejonim më kurrë që kjo të ndodhë në Europë. E megjithatë ajo që po shohim sot në këtë vend janë shenja të ndërhyrjes ruse, të cilat rrezikojnë të na zhytin përsëri në ato ditë të errëta. Kjo duhet të ndalet. Dhe Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar qëndron me miqtë tanë në këtë vend për të parandaluar që kjo të ndodhë”.

Truss akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se po e përdor urinë si armë pasi mbi 20 milionë tonë drithëra gjenden në kapanone në portet e Ukrainës. Mësohet se Turqia është në negociata me Moskën për të transportuar grurin përmes vendit të saj./Klan News/

Show More

Related Articles

Back to top button