BotaLajme

Rusia mohon bllokimin e eksporteve të grurit nga Ukraina

Rusia ka mohuar pretendimet e SHBA-së dhe BE-së se po bllokon eksportet e grurit nga Ukraina dhe ka akuzuar Perëndimin se ka krijuar një situatë të tillë duke vendosur sanksione.

Fermerët ukrainas kanë 20 milionë tonë drithë që nuk mund t’i arrijnë në tregjet ndërkombëtare për shkak të pushtimit të vazhdueshëm.

“Ne kategorikisht nuk i pranojmë këto akuza. Përkundrazi, ne fajësojmë vendet perëndimore për ndërmarrjen e veprimeve që kanë çuar në këtë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Moska i bëri thirrje Perëndimit të heqë sanksionet për të cilat thotë se po bllokojnë eksportet e drithit nga Ukraina.

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në fillim të kësaj jave Rusia po përdor “urinë dhe grurin për të zotëruar pushtetin”, ndërsa Ukraina e ka akuzuar Rusinë për vjedhjen e qindra mijëra tonë drithë në zonat që forcat e tyre kanë pushtuar./albeu.com/

Show More

Related Articles

Back to top button