BotaLajme

Raport i frikshëm për BE-në: Mbi 6 mijë fëmijë kanë humbur jetën në aksidente rrugore në 10-vjeçarin e fundit

Mbi 6 mijë fëmijë në Bashkimin Evropian kanë humbur jetën në dekadën e fundit si pasojë e aksidenteve rrugore.

Sipas raportit të Këshillit Evropian për Sigurinë e Transportit (ETSC) midis periudhës 2011-2022 kanë vdekur më shumë se 6 mijë fëmijë deri në moshën 14 vjeç.

Si rrjedhojë Këshilli Evropian për Sigurinë e Transportit u dërgoi rekomandime vendeve të BE-së, duke u bërë thirrje që të shtojnë sigurinë në rrugët përreth shkollave dhe për të sensibilizuar shoferët por edhe këmbësorët për të treguar kujdes në qarkullim.

ETSC thekson se rrugët përreth institucioneve për fëmijët dhe në zonat urbane me shumë çiklistët dhe këmbësorët duhet të projektohen për 30 km/h dhe ngarkesa të ulëta trafiku.
Kufiri i shpejtësisë në këto rrugë duhet të jetë 30 km/h edhe kur nuk plotësohen kriteret e projektimit.

Në fakt, ETSC i bën thirrje BE-së që të shqyrtojë kufirin e shpejtësisë së lejuar në rrugët përreth shkollave dhe kopshteve.

ETSC shkruan se 16 vende evropiane lejojnë fëmijët të ngasin motoçikleta në moshën 14 ose 15 vjeç, pavarësisht nga mosha minimale e rekomanduar në BE, 16 vjeç. Mbi moshën 14 vjeç, 20% e vdekjeve të fëmijëve në rrugë janë nga drejtuesit e motoçikletave, me shumicën dërrmuese djem. ETSC thekson se mosha minimale e rekomanduar e BE-së për vozitje (të pashoqëruar) 16 vjeç nuk duhet të ulet./abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button