BotaLajme

Ambasada amerikane në Moskë këshillon qytetarët e saj: Urgjentisht largohuni nga Rusia

Ambasada amerikane në Moskë, i ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që urgjentisht të largohen nga Rusia.

Ata kanë bërë të ditur se më 21 shtator, qeveria ruse filloi mobilizimin e qytetarëve të saj në forcat e armatosura në mbështetje të pushtimit rus në Ukrainë, dhe se Rusia mund të refuzojë të njohë shtetësinë amerikane të shtetasve që kanë shtetësi të dyfishtë, transmeton Telegrafi.

Nga ambasada amerikane në Rusi gjithashtu kanë paralajmëruar, se Rusia mund t’u mohojë atyre qasjen në ndihmën konsullore të SHBA-së, të parandalojë largimin e tyre nga vendi dhe të rekrutojë shtetas me shtetësi të dyfishtë në ushtri.

Ata gjithashtu deklarojnë se opsionet e fluturimeve komerciale, janë aktualisht shumë të kufizuara dhe shpesh jo të qasshme në afat të shkurtër.

“Udhëtimet me vetura dhe autobusë mbeten të hapura. Nëse dëshironi të largoheni nga Rusia, duhet të organizoni udhëtime individuale sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet ndër tjera nga ambasada amerikane në Moskë – duke paralajmëruar se mundësitë për transport mund të kufizohen akoma më shumë.

“Qytetarët amerikanë nuk do të duhej të udhëtonin në Rusi, e ata që jetojnë apo udhëtojnë në Rusi, do të duhej menjëherë të largoheshin nga Rusia”, thuhet ndër tjera. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button