Shfaqja e disa gropave gjigante në rajonin e Konyas në Turqi ka sjellë panik te banorët e zonës për mënyrën sesi ato mund të jenë krijuar, duke bërë mendjet më kreative të mendojnë dhe për teori nga më të ndryshmet konspirative.
16 gropa me diametër perfekt si të gdhendura nga dora e njeriut janë hapur në luginën e Konyas më muajt e fundit, në një kohë kur thatësira ka përfshirë rajonin.
Megjithatë ekspertët kanë një përgjigje shkencore për këtë fenomen. Sipas tyre, ngjarje të ngjashme ndodhin në terren karstik ku shkëmbi nën sipërfaqen e tokës tretet natyrshëm nga ujërat nëntokësore.
Sipas studimeve, gropat të ngjashme po shfaqen dhe në vende bujqësore, zonat të banuara dhe zonat e investimeve në energji, të cilat paraqesin më shumë rreziqe.
© SYRI.net