Autoriteti Shëndetësor suedez ka ndaluar vaksinimin e adoleshentëve të shëndetshëm të moshës 12 deri në 17 vjeç kundër Covid-19, për shkak të rrezikut shumë të vogël që ata mund të zhvillojnë simptoma të rënda të sëmundjes në këtë moshë.
Masa do të hyjë në fuqi më 31 tetor.
“Nga 1 nëntori, rekomandimi dhe rrjedhimisht propozimi i vaksinimit do të zbatohet vetëm për grupet më të rrezikuara”, thuhet në deklaratë.
Në fillim të shtatorit, Britania e Madhe hoqi rekomandimin e saj për të vaksinuar fëmijët nën 11 vjeç pa probleme shëndetësore. Ndërsa personat mbi 18 vjeç në Suedi mund të marrin tre doza të vaksinës. Në vendin nordik, doza e katërt rekomandohet për personat mbi 65 vjeç.