BotaLajme

Putin shpallë katër rajonet e Ukrainës territor të Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia ka katër rajone të reja, teksa po njofton aneksimin zyrtar të rajoneve Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk, të Ukrainës.

Putin tha se aneksimi i këtyre katër rajoneve “është vullneti i miliona njerëzve” dhe është “e drejtë e tyre integrale”, siç thuhet në kartën e OKB-së.

“Rezultatet dihen shumë mire. Jam i sigurt se Kuvendi Federal do të përkrahë katër regjionet e reja të Federatës Ruse, sepse ky është vullneti i miliona njerëzve”, tha ai, i cili u përcoll me apllauz në hollin e Kremlinit, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Putin tutje tha se njerëzit e Donbasit kanë qenë “viktima të sulmeve terroriste çnjerëzore të kryera nga regjimi i Kievit”.

Show More

Related Articles

Back to top button