Kristina Petrovska nga Drejtoria për Menaxhimin me Librat Amë flet për digjitalizimin e librave amë, certifikatat me të dhënë të gabuara, si dhe shërbimet elektronike të kësaj drejtorie. Ajo thotë se deri në fund të vitit 2023 pritet të përfundojë digjitalizimi i të gjithë librave amë.
Sa i përket të dhënave, deri më tani kemi skanuar 2 milionë e njëqind shënime nga librat amë. Është duke u realizuar projekti për vitin 2022, me të cilin deri në fund të këtij viti do të skanohen edhe një milion shënime. Në përqindje, do të ishte 50 për qind e librave. Ato do të skanohen dhe do të jenë në dispozicion të regjistruesve në formë digjitale.
Për sa i përket shënimit të të dhënave, deri më tani kemi shënuar rreth 3 milionë e 400 të dhëna. Deri në fund të vitit parashikohet që të përfundojmë me mbi 4 milionë të dhëna të shënuara. Ky numër ndryshon vazhdimisht pasi edhe regjistruesit po i shënojnë të dhënat në vazhdimësi.
E shprehur në përqindje, 70% e të dhënave tashmë janë futur në regjistrin amë elektronik.
Pothuajse të gjitha shërbimet e Drejtorisë për menaxhimin e librave amë, që ajo ua jep qytetarëve, janë të digjitalizuar, si p.sh., lëshimi i certifikatës elektronike ndërkombëtare, lëshimi i certifikatës elektronike për statusin i/e pamartuar, regjistrimi onlajn i fëmijës së porsalindur , dorëzimi onlajn i kërkesës për martesë në terren. Këto janë disa nga risitë në sistemin tonë që tashmë janë bërë dhe funksionale, por që ende nuk janë në dispozicion në portalin tonë dhe në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, për shkak të mosharmonizimit të ligjit tonë për operacionet e regjistrit civil me ndryshimet digjitale. Ligji është në proces të përshtatjes dhe pas heqjes së pengesave ligjore, ato do të jenë menjëherë në dispozicion të qytetarëve nëpërmjet portalit DMLA dhe portalit kombëtar për e-shërbime.\Portalb,mk\