BotaLajme

Ukraina bën përparim në rajonin Kherson

Forcat ukrainase kanë ripushtuar disa qytete përgjatë bregut perëndimor të lumit Dnipro në Ukrainën jugore. Një avancim ukrainas përgjatë lumit Dnipro mund të bllokojë mijëra trupa ruse duke i shkëputur nga të gjitha furnizimet. 

Lumi është jashtëzakonisht i gjerë dhe Ukraina tashmë ka shkatërruar vendkalimet kryesore. Kreu i administratës së instaluar nga Rusia në pjesët e pushtuara të provincës Kherson të Ukrainës konfirmoi se trupat ukrainase kishin kapur një numër vendbanimesh përgjatë lumit, duke shtyrë deri në afërsi të fshatit Dudchany. 

Përparimet në lindje dhe jug disa nga më të mëdhenjtë e luftës deri më tani kanë ndodhur të gjitha në territorin që Presidenti Vladimir Putin pretendoi se e kishte aneksuar nga Ukraina vetëm të premten e kaluar.

Rënia e Lyman në provincën Donetsk të Ukrainës lindore, disa orë pasi Putin shpalli aneksimin e tij, hap rrugën për forcat ukrainase për të goditur më shumë territorin e kontrolluar nga Rusia dhe për të ndërprerë rrugët e mbetura të furnizimit ruse. Ukraina ka filluar të besojë se mund të rimarrë Krimenë. Ndërsa nuk ka asnjë raport se Ukraina është afër për të rimarrë rajonin e aneksuar nga Rusia në 2014.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur se kapja e Lyman-it tregoi se Ukraina ishte në gjendje të shpërndante forcat ruse. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, u zotua për mbështetjen e palëkundur të Uashingtonit për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Parlamenti rus do të shqyrtojë projektligjet dhe traktatet e ratifikimit për të aneksuar katër ish-rajone të Ukrainës. Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë e kanë cilësuar planin rus për të marrë rajonet e Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson si një farsë të paligjshme.

Klan News

Show More

Related Articles

Back to top button