BotaLajme

Kishte luftuar në anën e serbëve në Kosovë, vritet në Ukrainë mercenari rus

Është vrarë në Kherson mercenari rus Yegor Gorshkov.

Gorshkov kishte qenë i angazhuar si mercenar në krah të ushtrisë serbe, në luftën e Kosovës.

Lajmin për vrasjen e tij e kanë konfirmuar në rrjete sociale, duke thënë se ai është vrarë me disa pjesëtarë të tjerë.Në Kherson u vra Yegor Gorshkov (Vollga), i cili dikur krah për krah, bashkë me djemtë tanë, luftoi si vullnetar në Kosovë”, thuhet në njoftimin për vdekjen e tij.

Nuk është hera e parë që mercenarë serbë dhe rusë vriten në fushëbetejat e Ukrainës.

Kujtojmë se e drejtues të së djathtës ekstreme serbe kishin udhëtuar për në Moskë për ta mbështetur mobilizimin ushtarak të paralajmëruar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Show More

Related Articles

Back to top button