BotaLajme

Zelensky nënshkruan dekretin, që i shpall si të pamundura çfarëdo lloj negociatash me Putinin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar dekretin me të cilin zyrtarisht shpreh si të “pamundur” çfarëdo lloj  negociatash me Vladimir Putinin.

Me këtë dekret janë bërë zyrtare komentet që Zelensky i bëri të premten, pasi që presidenti rus Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve ukrainase – me të cilin mëton që ato t’ia bashkojë Rusisë.

“Ai (Putini) nuk e di se çfarë është ndershmëria dhe dinjiteti. Për këtë jemi të gatshëm për dialog me Rusinë, por me një president tjetër të Rusisë”, shtoi Zelensky.

Pika e parë e dekretit, që u përgatit nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes në Ukrainë gjatë 30 shtatorit thotë: “Ukraina ka vendosur të deklarohet se është e pamundur të zhvillohen negociata me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin”.

Zelensky gjithmonë ka deklaruar se nëse Putin vazhdon me agresionin e tij në Ukrainë, do të ndërpresë çfarëdo lloji të negociatave, pasi sipas tij nuk po respekton asnjë parim.

Ndryshe Ukraina dhe Rusia kanë mbajtur një sërë takimesh të ndërmjetësuara nga Turqia dhe në Bjellorusi, por deri më sot nuk është se kanë sjellë diçka konkrete. 

© SYRI.net

Show More

Related Articles

Back to top button