BotaLajme

David Fuller, punonjësi vrasës i spitalit që abuzoi me trupat në morgje akuzohet për 16 vepra të tjera seksuale

Një punonjës spitali, që vrau dy gra dhe abuzoi me trupat e pajetë në mortore është akuzuar për 16 vepra të tjera seksuale, ka thënë policia, raporton skynews, përcjell Alsat.

David Fuller u dënua me burgim të përjetshëm vitin e kaluar për vrasjen e Wendy Knell dhe Caroline Pierce në Tunbridge Wells, Kent, në vitin 1987.

Punonjwsi I spitalit – Elektricisti, gjithashtu filmoi veten duke abuzuar me kufomat, duke përfshirë një vajzë nëntë vjeçare dhe një grua 100 vjeçare, në morgjet e spitalit mbi 12 vjet përpara arrestimit të tij në dhjetor 2020.

Policia e Kentit tha se Fuller, 67 vjeç, ishte deklaruar fajtor për veprat seksuale kundër 78 femrave të vdekura në morgjet në Spitalin Tunbridge Wells dhe në ish-Spitalin Kent dhe Sussex midis 2008 dhe 2020.

Pas një hetimi që çoi në prova të 101 viktimave në morgje, Fuller është akuzuar për vepra të tjera në lidhje me 23 viktimat e mbetura, tha Policia e Kent.

Trembëdhjetë nga 23 viktimat e tjera – të cilat ishin të gjitha gra të rritura – janë identifikuar zyrtarisht, por policia nuk ka qenë në gjendje të identifikojë 10 gratë e tjera.

Show More

Related Articles

Back to top button