Të paktën 15 të burgosur kanë mbetur të vrarë në një përplasje mes të burgosurve në një nga burgjet më të mëdha të Ekuadorit, në Latacunga.
Agjencia kombëtare e burgjeve Snai tha se të burgosurit ishin përleshur me armë dhe thika, përpara se rojet të rimerrnin kontrollin.
Ekuador ka pasur një sërë përplasjesh vdekjeprurëse midis bandave të drogës në burgje.
Agjencia e lajmeve Efe thotë se më shumë se 400 të burgosur kanë vdekur në ato përleshje që nga viti 2020.
Mediat ekuadoriane raportojnë se mes të vrarëve në përleshjen në burgun Cotopaxi të Latacunga ishte një bos i dyshuar i bandës së drogës, Leandro Norero. Ai u arrestua në maj me akuzën e pastrimit të parave.
Dhuna shpërtheu pas një regjistrimi të të burgosurve, menjëherë pasi ekspertët e OKB-së për parandalimin e torturës vizituan Ekuadorin për të vlerësuar përpjekjet e tij për të frenuar dhunën në burgje.