Një politikane suedeze ka prerë flokët e saj gjatë një debati në Parlamentin Evropian, për të treguar solidaritet me demonstratat antiqeveritare në Iran.
Europarlamentarja me origjinë nga Iraku, Abir Al-Sahlani, ka dalë në foltore për të folur për shtypjen e të drejtave të grave në Iran.
“Derisa gratë e Iranit të jenë të lira, ne do të qëndrojmë me ju”, ka thënë ajo para se të nxirrte gërshërët dhe të priste flokët e saj.
Protestat kanë shpërthyer pasi një grua e re me emrin Mahsa Amini ka vdekur, pasi është arrestuar dhe dyshohet se është rrahur nga Policia e Moralit të Iranit për mbajtjen keq të hixhabit.