Tre pjesëtarë të marinës meksikane humbën jetën dhe dy tjerë u lënduan, pasi helikopteri në të cilin ishin u rrëzua në një pjesë të gjelbëruar në juglindje të Meksikës.
Helikopteri është parë nga banorët e Central Tabasco, duke fluturuar çuditshëm dhe në një moment humb kontrollin dhe rrëzohet, transmeton Telegrafi.
Sipas marinës meksikane, fluturakja po kryente patrullimin rutinor, kur në një moment filloi të sillet në një vend dhe të bie nga një lartësi relativisht e madhe.
Pamjet amatore që i kanë filmuar banorët, shfaq shtëpitë e shumta dhe zonën ku rrëzohet helikopterit në afërsi të një kopshti të fëmijëve.
E pavarësisht se masa vrapon për t’i shpëtuar ushtarët që kishin ngecur brenda helikopterit, tre prej tyre janë shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa dy tjerë pas intervenimit kirurgjik janë shpëtuar. /Telegrafi/