BotaLajme

Erdogan akuzoi Greqinë se e mbështet politikën e saj në gënjeshtra

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në Pragë se nuk ka asgjë që ia vlen të diskutohet me Greqinë për momentin dhe akuzoi Athinën se e mbështet politikën e saj në “gënjeshtra”.

Ata nuk janë aty ku duhet të jenë – tha Erdogan në konferencën e mbrëmshme për shtyp, raportoi Reuters.

Sipas tij, e gjithë politika e tyre është e bazuar në gënjeshtra dhe nuk janë të ndershëm.

“Nuk kemi çfarë të diskutojmë me Greqinë”, tha Erdogan.

Ai tha se Athina e kuptoi mesazhin e Ankarasë kur zyrtarët turq thanë se mund të mbërrinte brenda natës, një koment që grekët dhe disa zyrtarë të tjerë perëndimorë e dënuan si një kërcënim për vendin fqinj.

Erdogan tha gjithashtu se ai mund të takohet me homologun e tij sirian Bashar al-Assad kur të jetë koha e duhur.

– Tani për tani një takim i tillë nuk është në rend dite. Por nuk mund të them se është e pamundur të takohemi me Asadin – tha Erdogan.

Show More

Related Articles

Back to top button