Pushtuesit rusë kanë vjedhur vulën zyrtare të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, e cila përdoret për të autorizuar dokumentet, sipas kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës.
Kompania Energoatom tha në Telegram se vula është vjedhur dhe për pasojë kompania ka krijuar vulë të re, shkruan Sky News.
Centrali i Zaporizhzhias është më i madhi i këtij lloji në Evropë dhe ndodhet në Ukrainën juglindore.
Të dyja palët kanë akuzuar rregullisht njëra-tjetrën për bombardimin e uzinës.
Ekspertët bërthamorë të OKB-së thanë muajin e kaluar se “integriteti fizik” i objektit ishte “cënuar”.