Lajme

Amerika dhe Azia drejt bashkimit në një superkontinent

Do të quhet “Amasia”, parashikimi në bazë të një simulimi të bërë nga studiuesit në kompjuter

Pas 300 milionë vitesh Toka do të ketë një superkontinent Amasia, që do lindë nga bashkimi i Amerikës me Azinë.

Sipas simulimeve në kompjuter për të kuptuar evoluimin e planetit tonë, kërkuesit shpjegojnë se kjo do të ndodhë si pasojë e tërheqjes së oqeanit më antik, Paqësorit, ku korja e tokës është më e hollë në krahasim me zonat e Atlantikut e Oqeanit Indian.

Historia e Tokës deri më sot ka treguar që ndryshimet ndodhin rreth çdo 600 milionë vite. Fillimisht kanë qenë superkontinentet Pannotia dhe më pas Pangea, çka do të thotë se ky fenomen do të mund të përsëritet.

Dhe këtë e konfirmoi simulimi me një superkompjuter në Universitetin Curtin në Australi, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën National Science Revieë. Dhe bashkimi i kontinenteve duke krijuar superkontinentin Amasia, ishte parashikuar edhe në një tjetër studim të 10 viteve më parë nga kërkuesit e Universitetit Yale.

Show More

Related Articles

Back to top button