BotaLajme

Së paku 19 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Së paku 19 persona janë vrarë dhe 105 të tjerë janë lënduar nga sulmet raketore ruse në Ukrainë të hënën, sipas të dhënave të publikuara të martën nga Shërbimi Emergjent i Ukrainës, shkruan CNN-i.

Shpërthime të shumta në Kiev dhe në qytete tjera të Ukrainës kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë të hënën.

Infrastruktura civile është goditur në 12 regjione dhe në kryeqytet, nga më shumë se 30 shpërthime.

Të martën në mëngjes, disa zona si Kievi, Lvivi, Sumy, Ternopili dhe Khmelnytsky kanë mbetur pa energji elektrike kanë bërë të ditur shërbimet e emergjencës.

Më shumë se 1.000 njerëz janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Show More

Related Articles

Back to top button