BotaLajme

Miliarderi izraelito-rus heq dorë nga shtetësia ruse

Miliarderi izraelito-rus, Yuri Milner tha të hënën se ka hequr dorë nga shtetësia e tij ruse pasi u largua nga vendi në vitin 2014.

Milner është themeluesi i firmës së investimeve në internet DST Global dhe rriti pasurinë e tij duke investuar në kompanitë kineze të teknologjisë si platformat e tregtisë elektronike Alibaba dhe JD.com.

“Unë dhe familja ime u larguam përgjithmonë nga Rusia në vitin 2014, pas aneksimit rus të Krimesë”, tha Milner në një postim në Twitter. “Dhe këtë verë, ne përfunduam zyrtarisht procesin e heqjes dorë nga shtetësia ruse.”

Milner ka qenë shtetas izraelit që nga viti 1999 dhe nuk e ka vizituar Rusinë që nga viti 2014, shkruan The Guardian.

Milner gjithashtu nuk ka asete në Rusi, 97% e pasurisë së tij personale është krijuar jashtë vendit dhe “Yuri nuk e ka takuar kurrë Vladimir Putinin, qoftë individualisht apo në grup.

Show More

Related Articles

Back to top button