BotaLajme

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë – lëshon shtëllunga tymi, llava përfundon në ujin e detit pranë tij

Një vullkan në ishullin italian të Stromboli shpërtheu gjatë fundjavës duke dërguar shtëllunga tymi dhe hiri mijëra metra në ajër ndërsa llava përfundon në ujin e detit pranë tij.

Ishulli Stromboli ndodhet në veri të Sicilisë dhe është shtëpia e malit Stromboli, i cili është një nga vullkanet më aktivë në Tokë, sipas geology.com, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Stromboli, i cili ndodhet rreth 925 metra mbi nivelin e detit njihet për shpërthimet që shpesh mund të shihen nga shumë pika të ishullit, si dhe nga ujërat përreth.

Deti Tirren është pjesë e Detit Mesdhe dhe shtrihet midis bregut perëndimor të Italisë dhe ishujve të Korsikës, Sardenjës dhe Sicilisë.

Për fat të mirë, deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme nga shpërthimi vullkanik.

Show More

Related Articles

Back to top button