BotaLajme

Greqi, pothuajse 15% e furrave gati për mbyllje, problem çmimi i energjisë, naftës dhe gazit

Janë mbi 200 furra buke që janë mbyllur për arsye financiare, për pension ose për shkak të statusit në Greqi.

Për më tepër, rreth 15% akumulojnë humbje dhe borxhe, dhe shumë po mendojnë, si rrugëdalje, të pezullojnë funksionimin e tyre ose të vendosin një bllokim të përhershëm.

Këto të dhëna rezultojnë nga Federata e Bukëpjekësve të Greqisë e cila kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit.

Në mënyrë të veçantë, në konferencën për shtyp të Federatës u zhvilluan në detaje problemet me të cilat duhet të përballen furrtarët e vendit, veçanërisht problemi i kostos së energjisë elektrike, naftës dhe gazit natyror, por edhe kostoja e lëndëve të para.

Kushtet që krijohen në treg kanë si rezultat, siç u tha, uljen e stafit dhe në shumë raste mbylljen përfundimtare të biznesit.

Si shembull u përmend se deri verën e kaluar një furrë buke paguante mesatarisht 2000 euro në muaj për rrymë, këtë vit në tetor paguan 6000 euro.

“Nga tetori e në vazhdim llogaritet që fatura e energjisë elektrike për çdo furrë buke të jetë rreth 6000 euro në muaj. Një furrë konsumon nga 8,000 deri në 20,000 kilovat orë në muaj…Dhe sigurisht, ne po flasim vetëm për energjinë elektrike. Po të përfshijmë edhe rritjet e gazit, situata del jashtë kontrollit.”

Furrat e lagjeve kanë një marrëdhënie tjetër me konsumatorin dhe një politikë tjetër rritjeje, ndërsa, çmimi i bukës tashmë po rritet në supermarkete.

Është raportuar se kjo është një industri me 14,400 furra buke artizanale që punëson 80,000 punëtorë të drejtpërdrejtë dhe 70,000 punëtorë indirekt.

Show More

Related Articles

Back to top button