BotaLajme

Vritet kosovari në Itali, pesë të tjerë janë lënduar rëndë

Një 45-vjeçar nga Kosova vdiq mbrëmë në Treviso të Italisë nga plagët e marra gjatë një përleshje në rrethin e Fierës.

Përleshja, sipas mediave italiane, ndodhi mes disa personave nga zona e Ballkanit.

“Gjakderdhje e rëndë pak para orës 22:00 të së mërkurës në mbrëmje në Viale në Treviso. Sipas disa dëshmitarëve, një grup rumunë dhe kosovarë janë përballur me njëri-tjetrin jashtë lokalit La Musa”, raporton Trevisotoday.

Viktima ishte goditur disa herë me thikë.

Pjesëmarrësit e tjerë, rreth 20 burra, u plagosën, disa më lehtë e disa më rëndë.

Pesë prej tyre janë shtruar në urgjencë në sptal pas plagëve nga therrjet.

Show More

Related Articles

Back to top button