Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksika kanë rënë dakord për një plan që lejon disa emigrantë venezuelas që të hyjnë në SHBA, por ata që mbërrijnë ilegalisht do të kthehen në Meksikë.
Shpresohet se marrëveshja do të lehtësojë presionin në kufirin SHBA-Meksikë, ku një rrjedhë e qëndrueshme e venezuelaseve vazhdon të arrijë teksa ata ikin nga vendi i goditur nga kriza.
Do të ketë organizime fluturimesh për 24,000 emigrantë që të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara.
Derisa rreth gjashtë milionë njerëz janë larguar nga Venezuela në pesë vitet e fundit. Eksodi është një nga migrimet më të mëdha në botë, i nxitur nga dhuna, mungesa e ushqimit, karburantit dhe ilaçeve, si dhe shtypja nga qeveria e Presidentit Nicolas Maduro.
Përpjekja për të arritur në kufirin SHBA-Meksikë, ka bërë që njerëz, të dëshpëruar për të përmirësuar jetën e tyre, kanë ecur mijëra milje përgjatë rrugëve të rrezikshme, ku më pas përpiqen të hyjnë ilegalisht ose të kërkojnë azil. /klankosova