BotaLajme

Spanja miraton ligjin e ri, çdo abuzim do të konsiderohet dhunë seksuale

Parlamenti spanjoll miratoi një ligj të ri, sipas të cilit çdo akt seksual pa miratim do të konsiderohet një përdhunim, sipas mediave të vendit.

Si pasojë çdo abuzim do të konsiderohet dhunë seksuale. Deri tani në proçeset gjyqësore figura juridike e abuzimit përdorej nga avokatët e agresorëve për të përfituar lehtësim të dënimit.

Ministrja spanjolle për barazinë u shpreh se duke filluar nga ky moment Spanja është një vend më i lirë dhe më i sigurtë për gratë. Norma e re duhet të presë dhe miratimin e senatit, por në këtë rast konsiderohet formalitet. Domosdoshmëria për të ashpërsuar normat vjen si pasojë i një episodi të trishtueshëm kronike që tronditi vendin.

Në vitin 2016, gjatë një feste popullore disa të rinj sulmuan një vajzë në Madrid. Kur dy gjykata spanjolle i dënuan të rinjtë vetëm për abuzim, në vend shpërthyen polemikat. Vendimi u mor në shqyrtim nga gjykata e lartë dhe u vendos që ishte një sulm seksual.

Po në këtë ligj parashikohet dhe dhuna digjitale, pra në rastet e kërcënimit seksual dhe publikim pa miratim të pamjeve intime. Konsiderohen krim dhe ngacmimet seksuale në rrugë./abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button