BotaLajme

“Jam e ligë, nuk e meritoj të jetoj”, zbulohen mesazhet e infermieres që akuzohet se vrau 7 foshnja: I vrava me qëllim sepse…

Gjykata britanike ka zbuluar mesazhe të shkruara nga vetë infermierja Lucy Letby e cila u arrestua pasi dyshohej se kishte vrarë shtatë foshnja.

Sipas Daily Mail, policia ka gjetur edhe shënime postare të shkruara nga Letby.

“Unë nuk e meritoj të jetoj”. I vrava me qëllim sepse nuk jam mjaftueshëm e zonja. Unë jam një person i keq i tmerrshëm”-shkruhej në mesazhet e zbuluara.

Provat dolën në ditën e katërt të gjyqit të saj, ku ajo akuzohet për shtatë vrasje dhe tentativë për vrasje të dhjetë foshnjave të tjera në spitalin “Countess of Chester” duke u injektuar me ajër, qumësht, insulinë apo lëngje të tjera si kripë. Ndërkohë ajo i mohon të gjitha 22 akuzat.

Show More

Related Articles

Back to top button