GostivarLajme

Dua hatme në Negotinë / 37 nxënës të mektebit përfunduan me leximin e Kuranit

Sot më datë 28.05.2022 (e shtunë) në Xhaminë Hixhri të fsh. Negotinë e Pollogut, Komuna e Vrapçishtit, u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të hatmeve të Kur’anit Famëlartë nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë xhami, tek mualimi H. Hfz. Muhamet ef. Hebibi. Në këtë manifestim përpos xhematit, familjarëve dhe mysafirëve të shumtë, hoxhallarëve të rrethit të Gostivarit pjesëmarrës ishte një delegacion nga Muftinia e BFI – Gostivar, në krye me Muftiun H. Sabahudin ef. Zendeli i shoqëruar nga stafi i tij.

Në fjalën e tij të rastit, Muftiu pasi e përshëndeti prezencën e imamëve, muezinit, këshillin e xhamive dhe nxënësit/et si dhe të pranishmit, potencoi faktin se mësimbesimi islam nëpër mektebet e xhamisë është forma ku mësohen bazat e Islamit dhe leximi i Kur’anit Famëlartë. Përmendi se tre gjëra janë me vlerë në terbijen fetare:dashuria ndaj Pejgamberit alejhis-selam, ndaj Ehli Bejtit dhe ndaj leximit të Kur’anit Famëlartë.

Duanë e hatmeve e bëri Hfz. Jusuf ef. Xheladini, referent i sektorit fetaro-arsimor në Muftininë e Gostivarit. Në shenjë falënderimi, imamit dhe këshillit të xhamive ju ndanë mirënjohje ku më pas imami mbajti një fjalë përshëndetëse. Në fund të programit, u bë shpërndarja e diplomave nga ana e Muftiut me të cilat u dekoruan nxënësit/et e kësaj xhamie dhe më gjerë, që bënë hatme në këtë solemnitet, e që numri i tyre ishte 37 sish.

Show More

Related Articles

Back to top button