Presidenti i federatës së gjuetisë në Argjentinë ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike.
Ai ishte për gjueti në momentin kur është sulmuar për vdekje nga një buall.
Në video shihet 64-vjeçari Mario Canales duke qëlluar me një gjuetar tjetër drejt buallit.
Por plumbat, jo vetëm nuk arritën të qetësojnë kafshën, por provokuan një sulm të furishëm.
Si pasojë, 64-vjeçari u plagos për vdekje nga bualli, i cili e goditi me brirë derisa më në fund një gjuetar tjetër nga grupi i Canales e vrau pasi e qëlloi pesë herë.
Siç raporton gazeta Pagina 12, miqtë e Canales e kanë transportuar atë të plagosur rëndë në një furgon pasi nuk kishin sinjal në celularët e tyre për të informuar autoritetet për ngjarjen. Mediat vendase raportojnë se 64-vjeçari ka pësuar tronditje dhe ka humbur mendjen para se të shkonte në spital.
Raporti i ekspertit mjekësor zbuloi se Canales pësoi fraktura të shumta në brinjë dhe gjoks, si dhe goditje në bark.
Nga plagët e shumta, 64-vjeçari humbi jetën.