Riparimet në urën që lidh gadishullin e Krimesë dhe jugun e Rusisë duhet të përfundojnë deri në korrik 2023.
Kështu thuhet në një dokumenti të publikuar në faqen e internetit të qeverisë ruse, raportojnë mediat vendase.
Në mëngjesin e 8 tetorit, një shpërthim ndodhi në urën e Krimesë, pasi u përfshi nga zjarri një sasi e madhe karbuaranti që ndodhej në një tren.
Si pasojë, dy pjesët rrugore të urës së Krimesë u shembën pjesërisht, por trarët e harkut nuk u dëmtuan.
Presidenti rus Vladimir Putin tha më 9 tetor se shpërthimi në urën kryesore që lidh Krimenë me Rusinë ishte një akt terrorist, i planifikuar nga shërbimet speciale ukrainase. Si pasojë e shpërthimit, 3 persona humbën jetën.
Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse(FSB) njoftoi të mërkurën se sulmi terrorist në urën e Krimesë u organizua nga Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës dhe shefi i saj Kirill Budanov, dhe tetë persona janë arrestuar gjatë hetimeve të deritanishme.