Princesha e kurorës holandeze Catharina Amalia është nën siguri të shtuar për shkak të shqetësimit se ajo mund të jetë në shënjestër të kriminelëve.
Catharina-Amalia, 18-vjeç, trashëgimtare e fronit holandez, filloi studimet në Universitetin e Amsterdamit muajin e kaluar dhe ishte zhvendosur në një apartament në qytet.
Por prindërit e saj, Mbretëresha Maxima dhe Mbreti Willem-Alexander tani thonë se shqetësimet për sigurinë e saj e kanë detyruar atë të kthehet në pallatin mbretëror Huis ten Bosch në Hagë, raporton Sky News.
Muajin e kaluar, disa media holandeze raportuan se princesha, ishte nën siguri të shtuar për shkak të frikës se bandat kriminale mund ta shënjestrojnë atë për rrëmbim ose sulm.