BotaLajme

Rrezik për sulme terroriste, Bjellorusia në gjendje alarmi

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se vendi është në gjendje alarmi për sulme terroriste, sipas skynews.

 “Për shkak të përshkallëzimit të tensioneve, ne kemi rritur sigurinë. Prandaj ne formuan një taskë të përbashkët me Rusinë. Gjithçka po shkon sipas planit,” tha ai.

Bjellorusia është aleate me Moskën, duke lejuar Rusinë të përdorte territorin e saj si një nga pikat e nisjes për pushtimin e saj të 24 shkurtit.

Lëvizjet e fundit të trupave të saj kanë ngritur shqetësime në Kiev dhe në Perëndim se Lukashenko mund të jetë gati të angazhojë ushtrinë e tij për të mbështetur përpjekjet luftarake të Rusisë.

Analistët politikë thonë se ky është një opsion jo shumë i favorshëm për të, por se ai mund të mos jetë në gjendje të refuzojë nëse e kërkon presidenti rus Vladimir Putin.

Bjellorusia varet nga Rusia politikisht dhe ekonomikisht ndërsa Putin e  ndihmoi Lukashenkon t’i mbijetojë protestave masive pro-demokracisë në vitin 2020.

Lukashenko shtypi demonstratat dhe të gjitha figurat kryesore të opozitës janë burgosur ose janë detyruar të largohen jashtë vendit.

Show More

Related Articles

Back to top button