BotaLajme

56 persona humbin jetën nga reshjet në Brazil. Dhjetëra të tjerë të zhdukur

Brazil- Reshje të dendura shiu kanë përfshirë Brazilin.

Të paktën 56 persona kanë ndërruar jetë në Pernambuco si pasojë e stuhive të shiut dhe përmbytjeve.

Mediat vendase shkruajnë se dhjetëra të tjerë janë shpallur të zhdukur, ndërsa 25 janë plagosur.

Më shumë se 3,900 njerëz kanë humbur gjithashtu shtëpitë e tyre për shkak të reshjeve shkatërruese.

Disa nga vdekjet thuhet se u shkaktuan nga rrëshqitjet e dheut në zonën më të madhe të Recife, tha mbrojtja civile e Pernambuco, e cila u ka kërkuar banorëve që jetojnë në zona me rrezik të lartë, të kërkojnë strehim diku tjetër.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro tha se ushtria braziliane do të ndihmonte të prekurit dhe se ai do të udhëtonte personalisht në Recife të hënën për të vlerësuar situatën.

Show More

Related Articles

Back to top button