Arabia Saudite do të ofrojë 400 milionë dollarë si ndihmë humanitare për Ukrainën, tha agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA.
Agjencia shtoi se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman kishte folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të premten, shkruan Skynews.
Zelensky tha se dyshja ranë dakord të “ndërveprojnë në lirimin e të burgosurve ukrainas të luftës”.