Fasadë e re e jashtme dhe dritare të reja në Spitalin e Gostivarit. I gjithë investimi ka vlerën e mbi 480 mijë euro, para të cilat janë siguruar nga Qeveria me ridestinimin e mjeteve nga TAV. Mbikëqyrja e punimeve të këtij projekti i cili filloi në janar dhe përfundoi që në korrik, u bë sot nga një delegacion i gjerë qeveritar udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, drejtuesve të Spitalit të Gostivarit dhe drejtorit të TAV, Metin Batak.
“Vërtetë besojmë se ky investim me vlerë 481.000 euro do të ndihmojë në përmirësimin e kualitetit për shërbimet publike shëndetësore për qytetarët e Gostivarit. Na vjen mirë që pos punës sonë bazë, duke financuar këto projekte infrastrukturore së bashku me Qeverinë dhe pushtetet lokale mund të shtojmë vlerën për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë”, tha Metin Batak , drejtor i TAV Maqedoni.
Rikonstrumi përfshinë gjithsejt 8.000 m2 fasadim, 1.420 metra dritare dhe 1.200 metra kulluesit e ujit, tha kryeministri Kovaçevski. Shtoi se në këtë kohë krize energjetike, shteti kujdeset për efikasitet energjetik nëpër institucione publike.
“Në kohë të krizës eneregjetiuke dhe mungesë të energjensëve dhe nevojës për kursim të sa më shumë të energjisë eletrike, me këtë investim thuajse 480 mijë euro të sigurauuara nga Porgrami TAV, mjete të destinuara për nevojat reale të qytetarëve, gostivarasit sot kanë spital të ngorhtë dher me efikasitet energjetik dhe mjekët së bashku me pacientët janë shumë më komod aty para se të realizohej i gjith rikonstrumi përmes këtij projekti”, tha kryeministri Kovaçevski.
Kovaçevski tha se të gjithë ata që ishin skeptik, nga sot kur fillon edhe zyrtarisht sezoni i ngrohjes, Shkupi ka nxemje edhe pse tha ai, ky dimri do të jetë i vështirë dhe i gjatë. Ai tha se rrymë do të ketë por pa precizuar nëse ajo do të shtrenjtohet nga janari i vitit tjetër. Në pyetjen nga gazetarët nëse shkollat, ndërmarrjet publike dhe rreth 150 kompani nga sektori i ushqimit, siç njoftoi Qeveria, kalojnë nga tregu i lirë në atë të rregulluar, kjo do të ndikojë në çmimin final të energjisë elektrike që do të paguajnë amvisëritë nga 1 janari, ai tha se çmimi rregullohet nga KRRE. Megjithëse rregullatori tha se nëse këto institucione kalojnë në tregun e rregulluar do ta rëndojnë EMV-në edhe në pjesën e prodhimit, kryeministri tha kjo punë i mbetet Qeverisë të vendos dhe shumë aspekteve tjera e jo vetëm rregullatorit.
“Çmimin e energjisë elektrike e rregullon Komisioni Rregullatorë për Energjetikë, por ajo varet prej më shumë faktorëve jo vetëm nga çmimi i energjensëve që shohim se vetëm rriten në bursat botërore. Varet nga çmimi i transportit që shohim se poashtu rritet në bursat botërore, varet nga çmimi i produkteve bazë që përdoren për mirëmbajtjen e sistemit energjetik në REK Manastir, TEC Negotinë, TEC Osllomej, veret nga çmimi i gazit, nga qymiri… Megjithatë kalimi i shkollave fillore dhe të mesme në tregun e rregulluar ka shumë më pak pjesëmarrje se pjesëmarrja e rritjes së çmimeve të energjensëve tjerë nëse e shikoni formulën për rregullimin e çmimit”, deklaroi Kovaçevski.
Në kuadër të masave kundër krizës, qeveria propozoi që mbi 300 shkolla fillore dhe të mesme të kalojnë në tregun e rregulluar, si dhe të gjitha ndërmarrjet publike që përballen me falimentim për shkak të shumave të larta të faturave të energjisë elektrike dhe kësaj duhet t’i shtohen edhe 150 kompani nga sektori i ushqimit. Duke folur për momentin aktual, kryeministri Kovaçevski theksoi se qeveria është kujdesur që të sigurojë rrymë dhe se ka subvencionuar 611.000 amvisëri dhe 72.000 konsumatorë të vegjël, kompani që punësojnë 98% të punëtorëve në vend. Për këtë qëllim shteti ka ndarë mbi 220 milionë euro. Kryeministri potencoi se të gjitha ministrit pas rekomandimeve për kursim, kanë kursyer rreth 20 përqind të energjisë elektrike.