BotaLajme

Dy të vrarë, pesë të plagosur nga bombardimet në Severodonetsk

Dy civilë janë vrarë dhe pesë janë plagosur nga bombardimet, ndërsa trupat ruse hynë në periferi të qytetit ukrainas Severodonetsk, informoi guvernatori i rajonit të Luhansk, Serhiy Haidai.

Shumica prej tyre janë banorë të një blloku në pjesën e vjetër të qytetit, tha ai dhe shtoi se ata po përgatisnin ushqim në oborr kur papritmas filluan granatimet.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi guvernatorin të ketë thënë se “luftimet e ashpra po vazhdojnë për Severodonetsk dhe Lysychansk” dhe ai e përshkruan situatën si “shumë të vështirë”.

“Armiku ka vendosur të gjitha armët e mundshme, duke përfshirë aviacionin. Megjithatë, ushtria jonë po qëndron fort për të mos lejuar që armiku të hyjë më thellë në vend”,  tha Haidai.

Qyteti fqinj i Lysychanskut mbetet nën kontrollin e Ukrainës dhe evakuimet po kryhen nga qyteti, shtoi ai, shkruan BBC./21Media/

Show More

Related Articles

Back to top button