BotaLajme

Danimarka kryen zbulime të reja për Nord Stream

Një hetim paraprak i dëmeve në dy tubacionet e gazit Nord Stream në pjesën daneze të Detit Baltik tregon se rrjedhjet janë shkaktuar nga shpërthime të fuqishme.


Autoritetet e Kopenhages kanë zbuluar se të paktën 50 metra e gazsjellësit Nord Stream 1 është shkatërruar nën fundin e detit, pas shpërthimit që supozohet të jetë nga sabotimi. Gazeta Expressen ka bërë të ditur se shpërthimet e forta kanë shkatërruar edhe strukturën e brendshme të tubacionit Nord Stream 1.

“Është vetëm një forcë ekstreme që mund të përkulë metalin kaq të trashë në mënyrën se si ne po shohim,” tha për Expressen Trond Larsen, operator i dronëve ne kompaninë norvegjeze Blueye Robotics.

Dy tubacionet Nord Stream u dëmtuan nga shpërthimet nën Detin Baltik në fund të shtatorit, duke shkaktuar katër rrjedhje.  Ndërsa rrjedhjet ishin në ujërat ndërkombëtare, dy prej tyre ndodhën në zonën ekskluzive ekonomike daneze dhe dy në atë suedeze. Autoritetet suedeze njoftuan më 6 Tetor se kishin kryer një inspektim nënujor dhe kishin mbledhur prova dhe se inspektimi mbështeti dyshimet për sabotim të mundshëm.

Tubacionet, të cilat lidhin Rusinë me Gjermaninë, kanë qenë në qendër të tensioneve gjeopolitike pasi Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Evropë si hakmarrje kundër sanksioneve perëndimore për pushtimin e Ukrainës nga Moska. Edhe pse tubacionet nuk ishin në funksionim, ato përmbanin gaz përpara se të sabotoheshin.

Për shkak të hetimeve por edhe sigurisë Gjermania mbylli dy terminalet e saj të gazit natyror Nord Stream të vendosura në qytetin Lubmin dhe përforcoi kontrollet e sigurisë përreth zonës. Gazsjellësi Nord Stream 2 përfundoi vitin e kaluar dhe të gjitha objektet janë të reja. Ajo u mbyll përpara se të fillonte funksionimin. Sipas asaj që raporton Reuters dy terminalet kanë kontrolle të rrepta sigurie dhe të huajt nuk lejohen të afrohen.

Show More

Related Articles

Back to top button