Liz Truss ka dhënë dorëheqje prej postit të kryeministres britanike dhe kjo ka krijuar vakum në partinë Konservatore dhe udhëheqje të shtetit.
Kryetari i Komitetit Tory 1922, Sir Graham Brady tha se priste që udhëheqësi i ri të ishte në vend deri të premten e ardhshme.
Ai tha se “Kam folur me kryetarin e partisë Jake Berry dhe ai ka konfirmuar se do të jetë e mundur që të bëhet një fletëvotim dhe të përfundohen zgjedhjet për lidership deri të premten, më 28 tetor”.
“Pra, ne duhet të kemi një udhëheqës të ri përpara deklaratës fiskale që do të bëhet më 31 tetor”, shtoi ai, raporton skynews.
Sir Graham tha se kjo “nuk është një situatë” që shpresonte ta shihte. Ai shtoi se për momentin nuk ka më shumë detaje, por qartësi më e madhe do të jepet së shpejti.
I pyetur nëse do të jenë dy kandidatë, ai thotë se “Nëse është vetëm një kandidat, ka vetëm një kandidat”.
Sir Graham tha se nëse ka dy kandidatë, votimi do të jetë i rregullt. /Telegrafi/