BotaLajme

Përfshihet nga flakët hoteli që strehonte refugjatë ukrainas në Gjermani, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Merr flakë hoteli që strehonte refugjatë ukrainas në Gjermani, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një hotel që strehonte refugjatë ukrainas në Gjermani është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të enjte.

Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, pasi 14 refugjatët që ndodheshin atje arritën të dalin në kohë nga hoteli, raportojmë mediet vendase.

Ndërsa autoritetet vendase shkruajnë se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Hoteli, i vendosur në komunitetin e Gross Strömkendorf, pranë bregut të Balltikut, shërbente si strehim për refugjatët, kryesisht ukrainas ishin larguar nga atdheu i tyre për t’i shpëtuar pushtimit rus.

“Nëse vërtetohet se bëhet fjalë për zjarrvënie, atëherë do të flasim për një krim urrejtjeje”, tha ministrja e Brendshme Nensi Feser, duke siguruar se në një rast të tillë autorët do të identifikohen dhe do të mbajnë përgjegjësi.

Sipas mediave gjermane, në derën e hotelit ishte pikturuar një svastikë.

“Jam i tronditur nga ajo që duket se ka ndodhur këtu,” tha inspektori i policisë Michael Peters.

“Çdo sulm kundër refugjatëve përbën një sulm kundër vlerave tona”, theksoi ai.

Show More

Related Articles

Back to top button