Një anije e mbytur që në kohën e Luftës së Dytë Botërore, vazhdon të lëshojë elemente toksike në fundin e Oqeanit të Ngrirë të Veriut. Sipas hulumtimeve, mbetjet e anijes po ndikojnë në mikrobiologjinë detare, edhe pse ajo është fundosur 80 vjet më parë. Anija fillimisht shërbeu si një peshkarexhë, por më pas u përdor për patrullim nga marina gjermane, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një grup studiuesish filluan të analizojnë ndikimin e mbetjeve të anijes, si pjesë e një projekti madhor që ka për qëllim të hetojë rrënojat e mbetura në shtratin e oqeaneve. Mostrat nga kjo anije, zbuluan metale të rënda si nikeli dhe bakri, por edhe arsenik. Gjithashtu, nga analizat dolën edhe kimikate që gjenden në benzinë, qymyr dhe naftë. Sipas ekspertëve, në Oqeanin e Veriut, përveç mbetjeve nga anije të shumta të mbytura, gjenden edhe municione si predha dhe bomba të hedhura pas përfundimit të luftërave botërore. /Alsat.mk/
Read Next
17 mins ago
Qeveria e Mickoskit merr borxh tjetër, ja sa miliona
25 mins ago
Kurti sërish i përmend kërkesat ndaj Serbisë, kërkon dorëzimin e Milan Radoiçiqit
30 mins ago
Mickoski: Mbetemi të përkushtuar në rrugën evropiane, presim mbështetje edhe nga BE-ja
2 hours ago
Izraeli akuzon 6 gazetarë të Al Jazeera si militantë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik
2 hours ago
Liga Evropa dhe Liga e Konferencës, sjellin 34 përballje interesante
3 hours ago
Kallajxhiev: Kushtet në burgjet e Maqedonisë nuk janë të mira, duhet të ketë më shumë falje
3 hours ago
Jasir Asani në formacionin e javës në Ligën e Kampionëve në Azi
3 hours ago
Pas ndeshjes, Zhegrova “e shkëmbeu” fanellën e tij me flamurin kombëtar dhe plisin
3 hours ago
Von der Leyen takohet me Begajn, presidenti: Shkëmbyem pikëpamjet mbi integrimin e Shqipërisë dhe rajonit në BE
3 hours ago